Pyetjet e shpeshta.
Përgjigje të shkurtra për klientët dhe zejtarët. Nuk e gjetët përgjigjen? Shtypni „Ndihmë?“ në cep të faqes ose shkruani te [email protected].
Për klientët
Rezervimi
Si të rezervoj një zejtar?
Kërkoni zejtarin te „Gjej zejtar“ dhe hapni profilin e tij. Shtypni „Rezervo orar“, zgjidhni ditën dhe orën, dhe shënoni emrin, numrin e telefonit dhe një përshkrim të shkurtër të punës. Zejtari njoftohet menjëherë dhe ju kontakton për konfirmim.
Zejtari nuk më është përgjigjur
Zejtari njoftohet sapo dërgohet kërkesa. Nëse nuk merrni përgjigje brenda disa orëve, mund t’i shkruani drejtpërdrejt nga profili i tij („Kontakto“) ose të zgjidhni një zejtar tjetër. Nëse problemi vazhdon, na njoftoni dhe e kontaktojmë ne.
Si ta anuloj një rezervim?
Menjëherë pas dërgimit, kërkesën mund ta anuloni me butonin „Anulo kërkesën“. Më vonë, ju lutemi njoftoni zejtarin nga profili i tij („Kontakto“), ose kontaktoni ekipin tonë dhe e anulojmë ne për ju.
Si ta ndryshoj datën ose orën?
Ju lutemi kontaktoni zejtarin nga profili i tij („Kontakto“) për të caktuar një orar të ri. Nëse nuk merrni përgjigje, kontaktoni ekipin tonë dhe ju ndihmojmë.
Nuk gjej zejtar për punën ose qytetin tim
Provoni një kategori të ngjashme, qytetet përreth ose opsionin „Afër meje“ në kërkim. Nëse nuk ka rezultate, lini numrin te „Më njofto“ dhe do t’ju lajmërojmë sapo të regjistrohet një zejtar përkatës.
Besueshmëria dhe ankesat
A janë zejtarët të verifikuar?
Zejtarët me shenjën „Verifikuar me ID“ kanë dorëzuar dokumentin e identitetit, të cilin e ka kontrolluar ekipi ynë. Para rezervimit ju rekomandojmë të shihni edhe vlerësimet e klientëve në profil.
Dua të raportoj një zejtar
Hapni profilin e zejtarit dhe shtypni „Raporto këtë profil“. Çdo raport shqyrtohet nga ekipi ynë brenda 24 orëve. Në rast mashtrimi ose rreziku, ju lutemi lajmëroni edhe Policinë e Kosovës (192).
Puna nuk është kryer siç duhet
Ju rekomandojmë që fillimisht të flisni me zejtarin, pasi shumica e rasteve zgjidhen drejtpërdrejt. Nëse nuk arrini marrëveshje, kontaktoni ekipin tonë me emrin e zejtarit, datën dhe një përshkrim të problemit, dhe do ta shqyrtojmë rastin. Mund të lini edhe një vlerësim të sinqertë.
Çmimet dhe pagesa
A kushton përdorimi i Zejtarisë?
Jo. Për klientët, përdorimi i Zejtarisë është plotësisht falas dhe pa komisione.
Si paguhet zejtari?
Pagesa bëhet drejtpërdrejt te zejtari, sipas marrëveshjes suaj (zakonisht pas përfundimit të punës). Zejtaria nuk merr pagesa nga klientët dhe nuk mban komision.
Si të marr një ofertë çmimi?
Hapni profilin e zejtarit dhe shtypni „Kërko ofertë“. Përshkruani punën dhe zejtari ju dërgon çmimin. Tarifa për orë shfaqet gjithashtu në profil.
Pas punës
Si të lë një vlerësim?
Pasi zejtari e shënon punën si të përfunduar, do të merrni një email „Si ishte puna?“ me lidhjen për vlerësim (nëse keni dhënë adresën e email-it gjatë rezervimit).
Llogaria dhe të dhënat
A më duhet llogari?
Jo. Për rezervim mjafton emri dhe numri i telefonit. Llogaritë janë vetëm për zejtarët.
Ku ta shoh përgjigjen e zejtarit?
Përgjigjet shfaqen në bisedën te profili i zejtarit, në të njëjtën pajisje nga e cila keni shkruar. Nëse keni dhënë email-in, do t’ju njoftojmë edhe atje.
Nuk më vjen email-i
Ju lutemi kontrolloni dosjet Spam ose Promotions dhe sigurohuni që adresa është shënuar saktë. Nëse email-i ende nuk arrin, kontaktoni ekipin tonë.
Fshirja e të dhënave ose ndalimi i ofertave
Na shkruani te [email protected] dhe do t’ju heqim nga lista e ofertave ose do t’i fshijmë të dhënat tuaja.
Faqja nuk funksionon si duhet
Ju lutemi rifreskoni faqen ose provoni një shfletues tjetër. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni ekipin tonë dhe na tregoni çfarë po bënit dhe në cilën faqe ndodhi.
Për zejtarët
Llogaria dhe profili
Si të regjistrohem?
Shtypni „Regjistrohu“, plotësoni të dhënat dhe konfirmoni email-in me kodin që ju dërgojmë. Më pas ngarkoni letërnjoftimin te Paneli → Dokumentet brenda 7 ditëve, që profili juaj të mbetet i dukshëm. Regjistrimi është falas deri më 31 dhjetor 2026.
Si të verifikohem me ID?
Ngarkoni letërnjoftimin ose pasaportën te Paneli → Dokumentet. Dokumenti shqyrtohet zakonisht brenda 24–48 orëve; pas aprovimit, profili juaj merr shenjën „Verifikuar me ID“.
Pse profili im nuk shfaqet?
Arsyeja dhe hapi i radhës shfaqen në Panelin tuaj. Në shumicën e rasteve mungon letërnjoftimi, të cilin mund ta ngarkoni te Paneli → Dokumentet.
Si të marr njoftime për kërkesat?
Aktivizoni njoftimet në Panel (hapi përkatës në udhëzuesin e fillimit) për të marrë njoftim në telefon për çdo kërkesë të re. Njoftimet dërgohen edhe me email.
Si ta ndryshoj profilin, çmimin ose orarin?
Te Paneli → Profili mund të ndryshoni përshkrimin, tarifën për orë, fotot dhe orarin e punës. Ndryshimet shfaqen menjëherë.
Pagesa dhe llogaria
Sa kushton për zejtarët?
Përdorimi është falas deri më 31 dhjetor 2026. Çmimet që nga 1 janari 2027 do t’ju njoftohen me kohë përmes email-it.
Kam harruar fjalëkalimin
Te „Kyçu“ shtypni „Ke harruar?“, shënoni email-in dhe hapni lidhjen që ju dërgojmë. Nëse email-i nuk arrin brenda pak minutash, kontrolloni dosjen Spam.
Si ta fshij llogarinë?
Na shkruani te [email protected] nga adresa e email-it të llogarisë. Pas fshirjes, llogaria mund të rikthehet brenda 30 ditëve; pas kësaj fshihet përfundimisht.