Gjej zejtar Kategoritë Si funksionon Për zejtarë
0 Kyçu Regjistrohu
Gjej zejtarSipas profesionit, qytetit dhe çmimit Kategoritë50 profesione në një vend Rezervo onlineZgjidh ditën dhe orën Si funksiononTre hapa, pa ndërmjetës Të preferuaritZejtarët që ke ruajtur Për zejtarëMerr punë direkt · falas deri më 31 dhjetor
Kyçu Regjistrohu falas
KryefaqjaPolitika e Privatësisë

🔒 Mbrojtja e të Dhënave

Politika e Privatësisë

Transparenca është vlerë themelore e Zejtarisë. Ky dokument shpjegon saktësisht çfarë bëjmë me të dhënat tuaja.

📅 Hyrë në fuqi: 1 Janar 2025 🔄 Përditësuar: 25 Tetor 2026 🛡️ GDPR-Kompatibël

Përmbajtja

1. Kush Jemi 2. Çfarë të Dhënash Mbledhim 3. Si i Mbledhim 4. Pse i Përdorim 5. Me Kë i Ndajmë 6. Ruajtja dhe Siguria 7. Cookies 8. Njoftimet Push 9. Të Drejtat Tuaja 10. Fëmijët 11. Transfertat Ndërkombëtare 12. Ndryshimet 13. Kontakti

Angazhimi ynë: Zejtaria nuk shet kurrë të dhënat tuaja tek palë të treta. Nuk bëjmë profile reklamuese. Mbledhim vetëm atë që na nevojitet për të ofruar shërbimin.

🏢

Kush Jemi

Zejtaria sh.p.k. (më poshtë "Zejtaria", "ne", "jonë") është kontrollues i të dhënave personale të mbledhura nëpërmjet platformës zejtaria.net.

Emri ligjorZejtaria sh.p.k.
AdresaPrishtinë, Republika e Kosovës
Email i privatësisë[email protected]
Ligjit i zbatueshëmLigji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i Kosovës
📊

Çfarë të Dhënash Mbledhim

A. Të dhëna që jepni direkt (Zejtarët):

KategoriaTë DhënatDetyrueshme?
IdentitetiEmri dhe mbiemriPo
KontaktiEmail, numër telefoniPo
ProfesionaliKategoria, qyteti, çmimi, bio, aftësitëPo
FotografitëFoto profili, foto punësh (portofolio)Jo
FjalëkalimiHash i enkriptuar (bcrypt) — kurrë tekstin origjinalPo
VerifikimiFoto ose skanim i letërnjoftimit ose pasaportës; dokumente profesionale (sipas dëshirës)Po: letërnjoftimi ose një dokument profesional, që profili të shfaqet; badge-i „Verifikuar me ID“ vetëm me letërnjoftimin

B. Të dhëna që jepni direkt (Klientët):

VeprimiTë Dhënat e Mbledhura
Rezervim / kërkesë për ofertëEmri, telefoni, email (opsional), adresa e punës, përshkrimi i punës
Oferta dhe lajme (opsionale)Emri, telefoni, email — vetëm nëse e shënoni kutinë „Më dërgoni oferta dhe lajme nga Zejtaria“; ruhet edhe teksti i pëlqimit dhe koha
ChatEmri, telefoni, email (opsionale), mesazhet
VlerësimTeksti i komentit, yjet, emri (anonim nëse dëshironi)

C. Të dhëna teknike (mbledhura automatikisht):

  • Adresa IP (fshihet pas 30 ditëve)
  • Lloji i shfletuesit dhe pajisjes
  • Statistika anonime të vizitave (Umami, në serverin tonë, pa cookies) — vetëm pasi të klikoni „Pranoj“

Nuk mbledhim kurrë: numra kartash bankare (pagesat i përpunon ofruesi i pagesave; ne nuk i shohim të dhënat e kartës) ose informacion shëndetësor, racor apo fetar. Dokumentin e identitetit e kërkojmë vetëm nga zejtarët, për verifikim, dhe e fshijmë 30 ditë pas shqyrtimit.

🔄

Si i Mbledhim të Dhënat

  • Direkt nga ju: Kur krijoni llogari, bëni rezervim, dërgoni mesazh, ose lini vlerësim
  • Automatikisht: adresa IP dhe të dhëna teknike të shfletuesit kur vizitoni faqen. Statistika anonime vetëm nëse i pranoni (Umami, pa cookies).
  • Nuk blejmë: Kurrë nuk blejmë ose importojmë lista kontaktesh
🎯

Pse i Përdorim të Dhënat

QëllimiBaza LigjorePeriudha e Ruajtjes
Ofrimi i shërbimit (lidhja klient-zejtar)KontrataDeri sa llogaria të jetë aktive
Dërgimi i njoftimeve (push, WhatsApp)PëlqimiDeri sa të tërhiqni pëlqimin
Verifikimi i llogarisë dhe siguriaInteresi legjitim3 vjet pas inaktivitetit
Statistikat e përdorimit (Umami, në serverin tonë, pa cookies dhe pa ruajtur adresën IP)PëlqimiDeri në 2 vjet, vetëm si numra të përgjithshëm
Verifikimi i identitetit të zejtaritInteresi legjitim (besueshmëria e platformës)Dokumenti fshihet 30 ditë pas shqyrtimit; ruhet vetëm shënimi „i verifikuar“
Oferta dhe lajme nga Zejtaria për klientët që i pranuanPëlqimiDeri sa të çabonoheni (lidhja është në çdo mesazh)
Detyrimet ligjore dhe tatimoreDetyrim ligjor5 vjet (sipas ligjit)
Komunikimi i shërbimit (ndryshime kushtet)Interesi legjitimDeri sa llogaria të fshihet

Kurrë nuk: Përdorim të dhënat tuaja për reklamim të personalizuar ose profilizim të automatizuar me efekte ligjore.

🤝

Me Kë i Ndajmë të Dhënat

Zejtaria nuk shet kurrë të dhëna personale. Ndajmë vetëm kur është e nevojshme:

Ofruesit e shërbimeve (procesuesit e të dhënave):

OfruesiShërbimiTë Dhënat e NdaraVendi
HetznerServeri (hosting)Të gjitha të dhënat e faqesGjermani (BE)
CloudflareCDN, DNS, SSL dhe verifikimi kundër robotëve (Turnstile)Adresa IP, të dhëna teknike të shfletuesitSHBA (SCC)
ResendDërgimi i email-eveAdresa e email-it, përmbajtja e email-itBE (Irlandë)
Ofruesi i pagesavePagesat e abonimit të zejtarëveEmri, email-i; kartën e sheh vetëm ofruesi—
Meta (WhatsApp)Njoftime WhatsApp për zejtarët (kur aktivizohen)Numri i telefonit të zejtarit; për një mesazh të ri vetëm emri i klientit; për një rezervim emri, shërbimi dhe telefoni i klientitSHBA (SCC)
TwilioNjoftim WhatsApp te klienti kur zejtari i përgjigjet në chat dhe klienti nuk ka lënë emailNumri i telefonit të klientit, emri i zejtarit dhe fillimi i përgjigjesSHBA (SCC)
AnthropicAsistenti AI në chat-in „Ndihmë?“: shkruan përgjigjet e para, derisa biseda të kalojë te ekipi. Kontrolli automatik i kërkesave për rezervim kundër shakave dhe spam-itMesazhet e bisedës, emri që shënoni dhe faqja ku e hapët chat-in (jo email-i ose telefoni). Për rezervimet: përshkrimi i punës, zeja, adresa dhe orari (jo emri, telefoni ose email-i). Nuk përdoren për trajnimin e modeleve.SHBA (SCC)
AppleAplikacioni Zejtaria për iPhone: shpërndarja në App Store dhe njoftimet push (Apple Push Notification service)Token-i i njoftimeve të pajisjes dhe teksti i njoftimit (p.sh. „Rezervim i ri nga Arta“). Apple nuk merr llogarinë, email-in ose telefonin tuaj nga ne.SHBA (SCC)
GoogleAplikacioni Zejtaria për Android: shpërndarja në Google Play dhe njoftimet push (Firebase Cloud Messaging)Token-i i njoftimeve të pajisjes dhe teksti i njoftimit. Google nuk merr llogarinë, email-in ose telefonin tuaj nga ne.SHBA (SCC)
Esri (ArcGIS)Pamja e hartësAdresa IP kur hapet hartaSHBA

Raste të tjera:

  • Autoritetet ligjore: Nëse kërkohet me urdhër gjykate ose ligji
  • Transferimi i biznesit: Nëse Zejtaria shitet ose bashkohet — me njoftim paraprak
  • Mes klientit dhe zejtarit: Emri dhe telefoni i klientit i jepen zejtarit kur bëhet rezervim

Shënim mbi WhatsApp: Kur dërgojmë njoftime nëpërmjet WhatsApp, te Meta dërgohet numri i telefonit të zejtarit dhe: për një mesazh të ri vetëm emri i klientit (teksti i mesazhit nuk dërgohet); për një rezervim emri, shërbimi dhe telefoni i klientit. Zejtari mund t'i çaktivizojë te Paneli → Cilësimet.

🛡️

Ruajtja dhe Siguria e të Dhënave

Masa teknike të sigurisë:

  • Enkriptim TLS 1.3 për të gjitha komunikimet
  • Fjalëkalimet ruhen si hash bcrypt (cost factor 12) — kurrë plain text
  • JWT tokens me skadim 7 ditë
  • Backup i enkriptuar çdo ditë; kopjet ditore ruhen 14 ditë, ato javore 90 ditë
  • Qasje e kufizuar në server — vetëm personeli i autorizuar
  • Bllokim automatik i tentativave të dyshimta (p.sh. shumë hyrje të gabuara, kërkesa të shpeshta)
  • Rate limiting për të parandaluar sulmet brute-force

Periudha e ruajtjes:

  • Llogaritë aktive: ruhen deri sa zejtari të kërkojë fshirje
  • Mesazhet e chat: 12 muaj pas mesazhit të fundit
  • Bisedat me ekipin („Ndihmë?“): 12 muaj pas mesazhit të fundit
  • Rezervimet: deri në 5 vjet. Kur një zejtar fshin llogarinë, pas 30 ditësh rezervimet e tij anonimizohen: emri, telefoni, email-i, adresa dhe përshkrimi i klientit fshihen; mbetet vetëm data, shërbimi, statusi, urgjenca dhe koha e dëshiruar, për statistika
  • Lista e ofertave: deri sa të çabonoheni; me çabonimin të dhënat hiqen nga lista
  • Dokumentet e identitetit: 30 ditë pas shqyrtimit
  • Adresat IP: 30 ditë
  • Kërkimet që nuk gjetën asnjë zejtar (vetëm fjalët, zeja dhe qyteti, pa IP ose emër): 90 ditë
  • Email-et e dërguara (kopja në server): 30 ditë
  • Loget e serverit: 14 ditë
  • Pas fshirjes së llogarisë: deri 30 ditë për rikuperim, pastaj fshirje e plotë, edhe e fotove dhe dokumenteve; kopjet rezervë zhduken vetë brenda 90 ditëve

Shkelja e sigurisë:

Nëse kemi arsye të besojmë se ka ndodhur shkelje e sigurisë që ndikon të dhënat tuaja, do t'ju njoftojmë brenda 72 orëve sipas GDPR dhe ligjit kosovar, dhe do të njoftojmë autoritetin mbikëqyrës.

🍪

Cookies dhe Teknologjitë e Gjurmimit

Zejtaria nuk përdor cookies për reklama ose për statistika. Në shfletuesin tuaj (localStorage dhe sessionStorage) ruajmë vetëm:

EmriLlojiQëllimiJetëgjatësia
zejtaria-tokenEsencialHyrja në llogarinë e zejtarit7 ditë
zejtaria_consent_v1EsencialZgjedhja juaj për statistikatDerisa ta fshini
zejtaria-clientFunksionalEmri, telefoni dhe email-i juaj, që të mos i shkruani sërish në formularëDerisa ta fshini
zejtaria-my-bookingsFunksionalRezervimet tuaja, që t'i anuloni nëse duhetDerisa ta fshini
zejtaria-chat-*FunksionalQë klienti ta vazhdojë bisedënDerisa ta fshini
zejtaria-ndihmeFunksionalQë ta vazhdoni bisedën me ekipin e Zejtarisë („Ndihmë?“)Derisa ta fshini
zejtaria-favs, zejtaria-reg-pending, zejtaria-regFunksionalZejtarët e preferuar, një regjistrim në mesDerisa ta fshini (regjistrimi: 24 orë)
zj_lastcat, pwa-dismissed (sessionStorage)FunksionalKategoria e fundit që zgjodhët; që ftesa „Shto në ekran“ të mos shfaqet sërishDerisa të mbyllni skedën
zejtaria-admin-token (sessionStorage)EsencialHyrja e stafit në panelin e administrimitDerisa të mbyllni skedën

Cloudflare mund të vendosë një cookie teknike sigurie (p.sh. __cf_bm) për të dalluar njerëzit nga robotët. Statistikat (Umami) ngarkohen vetëm pasi të klikoni „Pranoj“ te njoftimi i privatësisë. Për ta ndryshuar zgjedhjen, fshini të dhënat e faqes në shfletues dhe njoftimi shfaqet sërish.

🔔

Njoftimet Push dhe WhatsApp

Push notifications (shfletuesi):

Kur zejtarët aktivizojnë njoftimet push, shfletuesi juaj dërgon një "subscription" (endpoint unik) tek serverët tanë. Ky endpoint lidhet me profilin tuaj të zejtarit, që njoftimet t'ju arrijnë juve.

  • Aktivizimi: vullnetar, kërkon leje eksplicite nga shfletuesi
  • Çaktivizimi: çdo kohë nga cilësimet e profilit ose shfletuesit
  • Subscription endpoint fshihet menjëherë pas çregjistimit

Aplikacionet për iPhone dhe Android:

Aplikacioni Zejtaria hap të njëjtën faqe dhe të njëjtën llogari si zejtaria.net. Kur lejoni njoftimet në telefon, ruajmë token-in e njoftimeve të pajisjes (një kod që Apple ose Google e jep për atë telefon), që t'ju arrijnë njoftimet për rezervime dhe mesazhe.

  • Token-i fshihet kur dilni nga llogaria në atë telefon, kur i çaktivizoni njoftimet ose kur fshini llogarinë
  • Aplikacioni nuk ju gjurmon për reklama, nuk lexon kontaktet dhe nuk e ndjek vendndodhjen tuaj në sfond
  • Brenda aplikacionit nuk ka blerje; abonimi i zejtarëve paguhet vetëm në zejtaria.net

Njoftimet WhatsApp:

Kur bëhet rezervim ose dërgohet mesazh, dërgojmë njoftime tek numri i telefonit të zejtarit nëpërmjet WhatsApp Business API të Meta. Mund t'i çaktivizoni te Paneli → Cilësimet („WhatsApp kur merr një rezervim të ri“ dhe „WhatsApp kur të shkruan një klient“).

⚖️

Të Drejtat Tuaja

Sipas ligjit të Kosovës dhe GDPR, keni të drejtat e mëposhtme:

👁️
E drejta e Qasjes

Mund të kërkoni kopje të të dhënave tuaja personale që mbajmë.

✏️
E drejta e Korrigjimit

Mund të korrigjoni çdo informacion të pasaktë direkt nga profili ose duke na kontaktuar.

🗑️
E drejta e Fshirjes

Kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja ("e drejta të harrohet"), me disa kufizime ligjore. Zejtarët mund ta fshijnë llogarinë vetë te Paneli → Cilësimet → „Fshi llogarinë“ (në faqe ose në aplikacion): profili dhe hyrja fshihen menjëherë, të dhënat fshihen përgjithmonë pas 30 ditësh.

⏸️
E drejta e Kufizimit

Mund të kërkoni kufizimin e përpunimit ndërkohë që shqyrtojmë një kontestim.

📦
E drejta e Portabilitetit

Merrni të dhënat tuaja në format të lexueshëm (JSON/CSV) për t'i transferuar gjetiu.

🚫
E drejta e Kundërshtimit

Kundërshtoni përpunimin bazuar në interesin legjitim ose qëllime marketing.

Si të ushtroni këto të drejta:

Dërgoni kërkesë tek [email protected]. Do të përgjigjena brenda 30 ditëve kalendarike. Mund t'ju kërkojmë të verifikoni identitetin tuaj para se të procesojmë kërkesën.

E drejta për t'u ankuar:

Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën si trajtojmë të dhënat tuaja, keni të drejtë të ankoheni tek Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kosovës.

👶

Fëmijët

Zejtaria nuk është destinuar për personat nën 18 vjeç. Nuk mbledhim me dije informata personale nga fëmijët. Nëse dyshoni se fëmija juaj ka dhënë informata, ju lutem kontaktoni menjëherë [email protected] dhe do t'i fshijmë ato.

🌍

Transfertat Ndërkombëtare

Serverët tanë kryesorë janë në Gjermani (EU) nëpërmjet Hetzner Cloud, kështu që të dhënat mbeten kryesisht brenda BE-së.

Disa ofrues shërbimesh ndodhen jashtë BE-së (Cloudflare, Meta, Twilio, Anthropic, Esri, Apple, Google). Për këto transferta, mbështetemi në:

  • Klauzolat Kontraktuale Standarde (SCC) të miratuara nga Komisioni Europian
  • Marrëveshjet e nivelit të shërbimit (DPA) me të gjithë procesuesit
🔄

Ndryshimet në Politikë

Kur bëjmë ndryshime materiale, do t'ju njoftojmë nëpërmjet email (zejtarët e regjistruar) dhe baneri në faqe të paktën 14 ditë para hyrjes në fuqi. Data "Përditësuar" në krye të faqes tregon versionin aktual.

Ndryshimet e vogla (korrigjime gramatikore, qartësime) mund të bëhen pa njoftim.

📬

Kontaktoni Zyrtarin e Privatësisë

Për çdo pyetje ose shqetësim rreth privatësisë:

Email i dedikuar[email protected]
Email i përgjithshëm[email protected]
Koha e përgjigjesBrenda 72 orëve për çështje urgjente, 30 ditë për kërkesa formale

Privatësia juaj nuk është vetëm detyrim ligjor për ne — është angazhim etik. Zejtaria ndërtohet mbi besim, dhe besimi fillon me transparencën.

Qytetet 15

  • Prishtinë
  • Prizren
  • Pejë
  • Gjakovë
  • Gjilan
  • Mitrovicë
  • Ferizaj
  • Vushtrri
  • Podujevë
  • Suharekë
  • Rahovec
  • Malishevë
  • Skenderaj
  • Kamenicë
  • Viti

Profesionet 50

  • Hidraulikë
  • Elektricistë
  • Klimatizim
  • Lyerës
  • Marangoz
  • Mekanik Auto
  • Murator
  • Pastrim
  • Saldator
  • Bravatar
  • Plloçues
  • Kopshtar
  • Servis aparate
  • Dyer & Dritare
  • Lëvizje & bartje
  • Dezinfektim
  • Gips & sufite
  • Panele solare
  • Suvatues
  • Punime mermeri
  • Servis kaldajash
  • IT & Kompjuter
  • Kulmtarë
  • Fasada & izolim
  • Majstorë
  • Sisteme sigurie
  • Tapicerë
  • Servis celularësh
  • Tenda & mbulesa terase
  • Eskavator & punime dheu
  • Arkitektë
  • Përpunim xhami
  • Marketing & reklama
  • Dru & pelet
  • Oxhakfshirës
  • Shpim pusesh
  • Gropa septike & kanalizim
  • Llamarinist & lyerje veturash
  • Autoelektricistë
  • Vullkanizerë
  • Autolarje & detailing
  • Rrobaqepës
  • Këpucarë
  • Orëndreqës & argjendar
  • Inxhinierë ndërtimi
  • Gjeodetë
  • Hekurkthyes
  • Servis ashensorësh
  • Fotograf & videograf
  • Dekorim & organizim eventesh

Platformë që lidh klientët me zejtarë në Kosovë. Ndërtuar me dashuri në Prishtinë.

Klientë

  • Gjej zejtar
  • Kategoritë
  • Si funksionon
  • Pyetjet e shpeshta

Zejtarë

  • Regjistrohu
  • Çmimet
  • Falas deri më 31 dhjetor
  • Kyçu

Kompania

  • Blogu
  • Kontakti
zejtaria
© 2026 Zejtaria sh.p.k. · Prishtinë, Kosovë
KushtetPrivatësiaRimbursimetCookies
Ndërtuar në Kosovë